Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus “Besa”

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 12:49 | Politikë

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të enjten grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Takimi do të nisë në orën 10:00 dhe në qendër të diskutimeve pritet të jetë sërish nisma “Besa”.

Mbledhja vjen pas disa takimeve të zhvilluara nga Rama gjatë ditëve të fundit me deputetë, ministra dhe drejtues të strukturave të Partisë Socialiste, shkruan A2CNN. 

Takimet nisën me mbledhjen dyditore në Pogradec, më 23 dhe 24 gusht, ku u diskutua për organizimin e PS-së dhe mënyrën se si problemet e qytetarëve do të ndiqen më nga afër.

Më 28 gusht, Rama u takua me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve në Tiranë, ndërsa një ditë më vonë zhvilloi një tjetër takim në Lundër me deputetët dhe të deleguarit e PS-së për Tiranën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos