
Një 32-vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku ndodhej i arrestuar.
Sipas policisë, rreth orës 09:50, Enea Shparthi banues në Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit.
32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”. (A2 Televizion)