U kap me 691 fishekzjarre në makinë, arrestohet 36-vjeçari në Morinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 12:34 | Kronikë

U kap me 691 fishekzjarre në makinë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri një sasi të madhe fishekzjarresh.

Sipas Policisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., është kaluar në vijë të dytë për një kontroll më të imtësishëm, pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrolleve në kufi.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre. Sipas hetimeve paraprake, 36-vjeçari dyshohet se kishte planifikuar t’i sillte në Shqipëri për t’i shitur në Tiranë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos