Rama mbron Ballukun: Akuzat për pabarazi në tendera bazohen në dyshime dhe mesazhe të vjetra

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 11:06 | Politikë

“Ndaj Ballukut është ngritur një akuzë që prej vitit të kaluar, e cila nuk lidhet me vjedhje apo korrupsion, por vetëm me dyshimin për veprën penale të pabarazisë në tendera publikë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit socialit lidhur me kërkesën e prokurorit special për autorizimin e kufizimit të lirisë së zëvendëskryeministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas Ramës, çështja lidhet me disa mesazhe të gjetura në celularin e një ish-drejtori, të cilat sipas tij datojnë rreth gjashtë vite më parë dhe janë zbuluar shumë kohë më vonë.

“Jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje më kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuzë vitin e shkuar, jo për vjedhje jo për korrupsion, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres ka kryer veprën penale pabarazi në tendera publikë. 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt të pahetuar asokohe, por servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e stacionit të trenti si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politike  mediatik, u vendos me turravrap pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar”, u shpreh Rama.

Rama e quajti absurd, të nxituar dhe të paprecedentë pezullimin e Ballukut. Sipas tij kjo masë nuk preku vetëm personin, por edhe funksionin qeveritar që ajo ushtronte.

“Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar më parë pezulloi funksionin jo thjesht personin. Nuk ka ndodhur kurrë në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit të hapur prej nesh në GJK për ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv sapo gjykata e pezulloi masën e pezuzllimi dhe deklaroi se do i hynte çështjes në themel erdhi turravrapi i dytë; kërkesa që diskutojmë sot për të autorizuar ose jo arrësin e një deputeti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos