
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga eventi, ku shihet në takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Kreu i qeverisë e cilësoi presidentin e Emirateve si një mik të madh të Shqipërisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.
“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)