Rama në Luksemburg: U dakordësuam për heqjen e tatimit të dyfishtë dhe rritjen e turistëve në Shqipëri

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 18:14 | Politikë

Rama në Luksemburg: U dakordësuam për heqjen e tatimit të

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Luksemburg, ku është takuar me homologun e tij Luc Frieden. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Frieden, është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se heqja e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe rritja e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri, janë çështjet e dakordësuara në takimin me homologun e tij në Luksemburg.

“Luksemburg - Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos