Rama ngre çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: President Trump, të bëjmë diçka

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 17:37 | Politikë

Rama ngre çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e “Bordit të Paqes” në Uashington, ngriti edhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

“Më lejoni të kujtoj që Presidenti Donald Trump ndihmoi Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshjen për të gjetur paqen. Atëherë, Presidenti i Kosovës (Hashim Thaçi) nuk u lejua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur atë marrëveshje në praninë e Presidentit Trump. Dhe kjo për shkak të të njëjtit prokuror që iu sul vetë Presidentit Donald Trump dhe u bë i famshëm botërisht për këtë. Sot, Presidenti i Kosovës po kalon vitin e gjashtë në paraburgim, duke u gjykuar në Gjykatën Speciale të Hagës, të sponsorizuar nga shtete demokratike, disa prej të cilave të pranishme këtu dhe duhet të ndihen të turpëruar nga kjo lloj drejtësie ndërkombëtare. Javën e kaluar, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, kërkesë që turpëron një komb të tërë”, tha Rama.

“Për hir të Zotit, President, le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, gjëra vërtet të këqija të ndodhin”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos