“PS është në krah të drejtësisë, kush devijon nga rruga, të shkojë aty ku e ka vendin”. Këtë paralajmërim dha nga Shkodra kryeministri Edi Rama, duke përsëritur se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi.
“Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik s’ka shpatën që i takonte ta kishte drejtësia dhe për herë të parë e ka drejtësia. Ne duhet të ulim kokën për këtë, përkundrazi. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do të kenë asgjë në dorë, SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapë ndonjë gjë, e shohin si aleat për të bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS, për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë, të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema", tha Rama.
Edhe një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shprehu hapur mbështetjen e tij ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. (A2 Televizion)