'Rama po kërkon aleatë kundër SPAK. Ai po i thërret Berishën'. Alibeaj: Kanë ndarë transhetë e sulmit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 22:38 | Politikë

'Rama po kërkon aleatë kundër SPAK. Ai po i thërret

Për kreun e “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë në koherencë të plotë me njëri-tjetrin në sulmet drejtuar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Në Debat me Alba Alishanin, Alibeaj u shpreh se Rama dhe Berisha po kërkojnë aleatë në përballjen e tyre me drejtësinë, teksa kanë ndarë dhe transhetë e sulmit, njëri prokurorin e tjetrin gjykatësin dhe anasjelltas.

“Është koherencë. Çfarë do rektori te Rama. Kryeministri po kërkon aleatë. Rektori nuk ka probleme. Në subkoshiencë po kërkon aleatë dhe kush janë këta. Ka shkuar ka trokitur te dera e Edi Rama. Ka një pengesë ligjore që e ndalon. Rektori e di se ku duhet të trokasë. Por është thirrja e aleatëve. E njëjta histori është edhe e Ramës me Berishën, edhe pse me tone të tjera, po kërkon aleatë. Berisha e ka thënë që është për shkrirjen e SPAK. Rama godet Olsin, Berisha-Dumanin. Këta janë të sinkronizuar në aleancën kundër SPAK dhe kanë ndarë transhetë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos