Rama replikon me gazetarin e Euroactiv: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria e merr

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 11:01 | Politikë

Rama replikon me gazetarin e Euroactiv: Çfarë Italia kërkon nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit të Euractiv, Eddy Wax, pas debatit të krijuar mbi një artikull që trajtonte deklaratat e ministrit Ferit Hoxha për protokollin mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan A2CNN. 

Në reagimin e tij, Rama tha se citimi i shkurtuar i deklaratës kishte krijuar keqkuptime dhe mund të përdrorej për interesa ideologjike në debatin politik në Itali. Kreu i qeverisë thekson se thelbi i marrëveshjes me Melonin mbetet i pandryshuar, “çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria.”

 “I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet. Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama në platformën “X”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos