Sali Berisha është i bindur se sa kohë që Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, Shqipëria nuk do bëjë asnjë hap para në procesin e integrimit, raporton A2CNN. Këto deklarata, lideri demokrat i bëri pas takimit që zhvilloi me zyrtarin e CDU, Kristian Fornek, me të cilin disktoi për thellimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha: “Jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”.
Lideri demokrat tha para gazëtarëve se zyrtarin gjerman e kishte njohur me situatën në Shqipëri, por kishte kërkuar që Bungestagu të vijojë të mbështesë vendin në aspiratën për anëtarësim në BE.
“Përpjekja jonë është kjo, thjesht, që Bundestagu të ruajë këtë interes që ka pasur, për këtë proces jetik për shqiptarët. Ne jemi një forcë politike që përkrahim, kemi objektiv kryesor tonin integrimin në Bashkimin Europian”, vijoi Berisha.
Berisha një përgjigje kishte edhe për akuzat që vijnë nga kundërshtarët e tij politikë, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë kundër integrimit.
“Ata përpiqen ta paraqesin sikur kjo parti nuk ka ndërmend integrimin, por ka projekte të veta, në mënyrë të turpshme. Por fatmirësisht, këto mashtrime kanë marrë fund dhe janë kuptuar se ishin mashtrime të lobuara, të paguara nga Edi Rama”, tha kreu i PD.
Sipas Berishës problemi qëndron te qeverisja, ku sipas tij vendi është ktheyr në eksportuesin kryesor të kanabisit. (A2 Televizion)