Rama uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Mandati i tij, të kthehet në sukses për Kosovën

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 10:56 | Politikë

Rama uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Mandati i tij, të

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shqiptare shprehet se mandati i tij konfirmuar nga populli të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën. Rama thekson se edhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona.

"E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!", shkruan Rama.

Lëvizja Vetëvendosja ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 49,3% të votave, duke konfirmuar edhe një herë superioritetin e Albin Kurtit në politikën e Kosovës. Humbja më e madhe në këto zgjedhje ishte LDK, ndërsa sukses arriti Lista Serbe në veri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos