Redi Muçi: Nuk bëhemi bashkë me Partinë Demokratike, Lapajn dhe Shehajn

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2025, 21:42 | Politikë

Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi arsyen pse nuk bashkohet me Partinë Demokratike dhe jo vetëm.

“Lëvizja Bashkë nuk ka asgjë të përbashkët me Sali Berishën nga pikëpamja e kauzës. Nuk na lidh asgjë me protestën që do të bëjë zoti Berisha. Sa i përket zotit Lapaj dhe zotit Shehaj, jemi në të njëjtën situatë siç ishim para zgjedhjeve. Na thonë “pse nuk bashkoheni”, por është e qartë në qasjen tonë pse nuk bashkohemi. Unë nuk e di pse nuk bashkohen ata me njëri-tjetrin, sepse janë të gjithë të spektrit të djathtë dhe ishin në koalicion në zgjedhjet e pjesshme. Por, ne për çfarë të bëhemi bashkë? Ne duam të bëjmë bashkë të gjithë ata që kanë të njëjtën qasje antisistem me ne”, tha Muçi.

“Ata që na thonin pse nuk u bëtë bashkë para zgjedhjeve, e morën përgjigjen pse nuk ndodhi kjo gjë pasi mbaruan zgjedhjet. Ata që ishin kapur për dore dhe na shtrinin dorën, u bënë armiq të betuar. Nuk ka seriozitet. Ne duam të ruajmë seriozitetin në atë që bëjmë, prandaj nuk bashkohemi”, shtoi Muçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos