Referendumi për Berishën në krye të selisë blu, përfundon votimi në disa degë të PD-së

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 18:23 | Politikë

Referendumi për Berishën në krye të selisë blu,

Ka përfunduar procesi i votimit për kreun e selisë blu në disa degë të Partisë Demokratike në rrethe, raporton A2CNN. Në Pogradec pas mbylljes së procesit, rezulton se kanë marrë pjesë 324 votues nga 700 që cilësohen si anëtarësi aktive, ndërkohë që në total lista emërore shkon në 1400.

Më pak se 50% pjesëmarrja në degën e Pogradecit për të rikonfirmuar Sali Berishën. Ndërsa në zgjedhjet për kryetarin e degës që u mbajtën disa javë më parë, numri i votuesve ishte 700.

Ndërkaq, ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Gjirokastër, ku kanë rezultuar 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Selenicës. Prej listave të reformuara së fundmi nga 280 votues kanë votuar në zgjedhjet për rikonfirmimin e z.Berisha 157 anëtarë të Partisë Demokratike. 147 vota kanë qenë pro për drejtimin e PD nga Berisha dhe 10 vota janë kundër.

Votimi është mbyllur edhe në Kolonjë, me 217 votues nga 500 të mundshëm. Po ashtu ka përfunduar procesi në Maliq, me 735 votues nga 1850 të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos