Reforma në Drejtësi, Bimo: Ka politizim nga të katër anët

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 20:35 | Politikë

Reforma në Drejtësi, Bimo: Ka politizim nga të katër

“Kur shikoj se çfarë bëhet me drejtësinë në Shqipëri, më vjen në mendje shprehja: “Operacioni u krye me sukses, por pacienti vdiq”.

Kështu u shpreh ish-ambasadori Roland Bimo në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke komentuar Reformën në Drejtësi.

“Drejtësia e re nuk ka arritur të japë asnjë shenjë që korrupsioni po frenohet për shkak të funksionimit të saj. Kjo vjen për shkak të një politizimi të tejskajshëm. Ka politizim nga të katër anët, edhe nga vetë gjykatat. Trupa gjyqësore duket sikur është e interesuar të jetë në syrin e ciklonit politik dhe nuk arrij ta kuptoj se si nuk i intereson njeriu se si dalin sekretet e hetimit dhe procesverbalet të nesërmen që bien në duart e prokurorisë. Ata që i nxjerrin duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, theksoi Roland Bimo.

Ish-ambasadori tha se në gjithë këtë vorbull, “do kemi skena si ajo e arrestimit të ish-Presidentit”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos