Reforma Zgjedhore, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për ekspertë

Nga Fjorela Beleshi
19 Nëntor 2026, 11:57 | Politikë

Reforma Zgjedhore, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për

Pas konsensusit mes dy bashkëkryetarëve të Reformës Zgjedhore, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka dërguar një letër Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertë për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e projektligjit për financimin e partive politike dhe reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë, edhe dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, i janë drejtuar ODIHR-it me kërkesë për ekspertizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos