Pak minuta dhe shumë dëmtime, Armando Broja, një sezon për t’u harruar

Nga Dea Kozma
19 Nëntor 2026, 12:01 | Futboll

Pak minuta dhe shumë dëmtime, Armando Broja, një sezon për

Kur duhet të luftojë për të rifituar vendin në formacion, Armando Broja mbetet në infermieri. Për sulmuesin shqiptar, sezoni në Angli po merr gjithnjë e më shumë pamjen e një makthi, ku mungesa e minutave po shoqërohet me dëmtime të njëpasnjëshme.

Kalimi te Burnley duhej të ishte mundësia për një rifillim të karrierës, por deri tani gjërat nuk kanë shkuar sipas pritshmërive. Broja ka marrë shumë pak hapësira në skuadër, kryesisht aktivizime të shkurtra, pa arritur të bindë se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv.

Dhe kur dukej se mund të fitonte më shumë besim, erdhi një tjetër goditje. Në përballjen me Lincoln City, më 24 tetor, shqiptari u aktivizua titullar, por qëndroi në fushë vetëm 13 minuta, përpara se të largohej për shkak të një dëmtimi në zonën e ijeve.

Fillimisht u raportua për një shqetësim muskular, ndërsa trajneri Fabio Celestini konfirmoi se rikthimi i tij nuk ishte pranë. Edhe përditësimi i fundit, nuk solli lajme pozitive: Broja vijon të jetë jashtë dhe nuk ka një datë të përcaktuar rikthimi. E sigurt është që shqiptari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Blackburn Rovers në Championship.

Një situatë që rrezikon të komplikojë jo vetëm vazhdimësinë e sezonit, por edhe të ardhmen e tij në merkaton e janarit. Për Brojën, tani sfida më e madhe nuk është vetëm të fitojë një vend te Burnley, por mbi të gjitha të fitojë betejën me dëmtimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos