Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier, tërhiqen komisionerët e PD

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 12:24 | Politikë

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier,

Janë tërhequr komisionerët e Partisë Demokratike në KZAZ-në nr. 60 në Fier.

Sipas deputetit Luan Baci, tërheqja e komisionerëve ka ardhur si pasojë e lodhjes së numëruesve dhe pas riorganizimit, ata do të rikthehen mëngjesin e ditës së nesërme.

Ndërkohë në këtë KZAZ ka mbërritur edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, e cila pohon se pritet vendimi i KQZ për këtë situatë.

Kujtojmë se në rang kombëtar janë numëruar mbi 1/3 e qendrave të votimit, ku duket se nga rezultatet kryeson bindshëm Partia Socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos