Rikthimi i rinisë në Shqipëri, Berisha premton strehim dhe garanci për punësim. Apel diasporës të votojë

Nga A2 CNN
22 Mars 2025, 13:25 | Politikë

Rikthimi i rinisë në Shqipëri, Berisha premton strehim dhe

Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre, premton Sali Berisha për rikthimin e të rinjve në Shqipëri. Duke e konsideruar largimin e trurit si një nga plagët më të rënda të vendit, kreu demokrat premton edhe heqjen e mesatares për t’u krijuar mundësi të rinjve për të frekuentuar një universitet.

“Largimi i trurit, hemorragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi. Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndrrës së tyre, ëndrrës së ditë së tyre. Për të rinjtë së pari në heqim mesataren dhe i krijojmë mundësitë secilit të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në univeristet. Së dyti, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj, duke paguar sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5 vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start upet e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri.  Pra, Shqipëria që sot është një vend ku të rinjtë nuk imagjinojnë se mund të ndërtojnë ëndrrën e tij, ëndrrën shqiptare, projektin e tyre, ne do ta bëjmë një vend plotësisht të jetueshëm dhe të besueshëm për ëndrrën shqiptare. Mbështetje financiare për strehimin e tyre, me garancira për punësimin e tyre dhe unë jam optimist”.

Sipas Berishës “rikthimi i të rinjve dhe shqiptarëve nga jashtë vendi në Shqipëri është kusht themelor për ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe ne jemi të bindur se ne do e realizojmë këtë duke lehtësuar 5 vite pa asnjë taksë të gjithë shqiptarët jashtë vendit që do vijnë të investojnë në vendin e tyre dhe me favorizime të tjera”. 

Kreu demokrat u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe nëse kanë vështirësi t’i drejtohen PD-së.

“Vetëm të verifikoni emrin në qendrën tuaj të votimit të qytetit apo të fshatit nga jeni larguar. Po të kesh ndonjë vështirësi, ju lutem telefononi në faqen e PD, Diaspora Voton, dhe do marrësh edhe udhëzime më të hollësishme që mund t’u duhen”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos