Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, Komisioni Europian reagon për A2 CNN

Nga Fjorela Beleshi
10 Mars 2026, 17:46 | Politikë

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun, Komisioni

Komisioni Europian ka reaguar për vendimin e Partisë Socialiste për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një përgjigje për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Komisioni Europian bëri me dije se nuk mund të komentojë për çështje që janë ende në zhvillim dhe se është detyrë e Parlamentit Shqiptar të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

Ky reagim vjen pas vendimit të PS-së për të mos miratuar kërkesën e SPAK, një vendim që ka shkaktuar debate në politikën shqiptare.

Në mbledhjen e PS-së që u zhvillua ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, theksoi se mosdhënia e autorizimit nuk pengon hetimet ndaj Ballukut, por respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe rolin e Parlamentit në vendimmarrje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos