
Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u sulmua me mjete të forta nga disa shtetas ende të paidentifikuar pranë “Kryqëzimit të Rrilës”.
Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 kur shtetasi P.P. është goditur nga barbarisht për motive ende të paqarta.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. (A2 Televizion)