
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu njoftoi sot se do të ketë një rritje të re pagash për afro 720 punonjës të Policisë së Shtetit.
Nga kjo rritje do të përfitojnë tre struktura që ndodhen në vijën e pare të rrezikut, mes të cilave edhe Forcat RENEA.
“Do doja ta mbyllja këtë prezantim të parë, me një lajm të mirë, ku në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket efektivëve të Policisë së Shtetit. Janë rreth 720 punonjës të Policisë së Shtetit që do përfitojnë një rritje të mëtejshme page. Është një rritje që shpërblen direkt ata efektivë që janë në vijën e parë të rrezikshmërisë me të gjithë ata që kryejnë vepra të rrezikshmërisë së lartë. Bëhet fjalë për tre struktura të rëndësishme: Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale”, tha ministrja në konferencën për mediat. (A2 Televizion)