Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 20:22 | Politikë

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas sulmit masiv të Rusisë në Kiev, ku u godit edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, shkruan A2.

“Delegacioni i BE-së dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin me dron dhe raketa gjatë natës mbi Kiev nga Rusia, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi edhe rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij. Ky sulm i pamatur na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne jemi në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos