Strategu amerikan kërkon votën për Berishën, LaCivita: Votoni PD për familjen tuaj

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 18:42 | Politikë

Strategu amerikan kërkon votën për Berishën, LaCivita:

Strategu amerikan i fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita lavdëroi programin ekonomik të opozitës me të cilin prezantohet në këto zgjedhje, duke atë si pranë familjes shqiptare.

LaCivita e krahasoi programin e PD me atë të Donald Trump në Amerikën, duke shtuar se ai ul taksat dhe sjell shpresë për të rinjtë.

“Ne të gjithë e dimë që në 12 vitet e fundit, Edi Rama ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Ai ka dështuar si udhëheqës dhe për familjet shqiptare. Ne kemi Berishën, një mik i vërtetë i familjeve shqiptare. Ai ka një program për të ulur kostot e jetesës për familjet shqiptare dhe një program konservator si Trump. Është një plan për të ulur taksat, për të rinjtë dhe për të ardhmen. Pikërisht ky është qëllimi i kësaj fushate. Ky është dallimi mes udhëheqjes së Berishës dhe Ramës. Një fitore për Berishën është fitore për familjen shqiptare”, tha drejtuesi i fushatës së opozitës, LaCivita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos