Sali Berisha mbërrin në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 10:23 | Politikë

Sali Berisha mbërrin në SPAK, lexon shënimin që i la Dumanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës.

Lideri i opozitës shkoi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO, shkruan A2.

Berisha u prit në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha lexoi shënimin që i la Altin Dumanit.

“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos