Nicușor Dan zgjidhet president i Rumanisë, urimi i presidentit Begaj: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 08:01 | Politikë

Nicușor Dan zgjidhet president i Rumanisë, urimi i presidentit Begaj: Pres

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicușor Dan, ish-Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime Nicusor Dan për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq,” u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos