Salianji kërkon vendimin e arsyetuar të Apelit: Është tejkaluar afati

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 11:13 | Politikë

Salianji kërkon vendimin e arsyetuar të Apelit: Është

Ish-deputeti Ervin Salianji i kërkon Gjykatës së Apelit të arsyetojë vendimin që e dërgoi në qelitë e burgut.

Përmes avokatit të tij Ledio Braho, Salianji, i kërkon Apelit t'i vendosë menjëherë në dispozicion vendimin e arsyetuar, pasi sipas tij, është tejkaluar afati 30 ditor i parashikuar në ligj dhe se vonesa e vë në pozita të pabarabarta me prokurorinë për hapat e tij në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit.

Në Gjykatën e Lartë Salianji kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit ose shtyrjen e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që, është dënuar me vendim të formës së prerë një deputet i Kuvendit, për një denoncim publik të kryer në vitin 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos