Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, agjenda

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 08:01 | Politikë

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, agjenda

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë, duke sjellë për herë të parë në Ballkanin Perëndimor një ngjarje të këtij niveli. Në takim pritet të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vendet e Bashkimit Europian, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera të kontinentit.

Ky moment përfaqëson një etapë historike për Shqipërinë dhe rajonin, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes politike europiane. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje kyçe si siguria, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i brezit të ri.

Agjenda e Samitit

10:00: Mbërritja e delegacioneve
11:15: Ceremonia e hapjes
11:40: Fotografia e përbashkët familjare
11:45: Seanca e parë plenare
13:15: Drekë zyrtare
14:30: Tryeza e dytë tematike
15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
17:30: Seanca plenare e mbylljes
18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos