Zhvillohet sot në vendin tonë samiti për Ukrainën, ku për here të parë Tiranën e viziton presidenti Volodimir Zelenski.
A2 CNN ka zbardhur disa nga pikat e agjendës nga Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot në Tiranë.
Ndalesa e parë do jetë në kryeministri në orën 09:00 e ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelensky-t. I pranishëm do të jetë dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varherly.
Në kuadër të këtij Samiti do të ketë edhe kufizim të qarkullimit në Tiranë, i cili nisi nga pasditja e djeshme përgjatë itinerarit që ndoqi eskorta e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga Aeroporti "Nënë Tereza"dhe do të vijojë deri më 29 shkurt.
Policia njoftoi një ditë më parë marrjen e masave që garantojnë sigurinë në kryeqyetet. Bllokimi i rrugëve kryesore nisi këtë të martë nga Rinasi deri përreth qendrës së Tiranës. (A2 Televizion)