Seanca për Ballukun, deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë më herët në Kuvend, mungesat do cilësohen shkelje

Nga Fjorela Beleshi
11 Mars 2026, 21:12 | Politikë

Seanca për Ballukun, deputetëve të PS u kërkohet të

Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi bëjnë me dije se deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30 të mëngjesit. 

Po ashtu deputetëve socialistë iu është bërë me dije se çdo mungesë e tyre në seancë do të cilësohet si shkelje e vendimit të grupit të PS. 

Nesër Partia Socialiste pritet të votojë kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.

Po ashtu opozita ka thirrur në orën 10:00 një protestë para godinës së Kuvendit, tubim që do të mbahet paralelisht me seancën plenare, që pritet të shoqërohet me tensione. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos