Anulimi i tenderit të Porto Romanos, reagon për A2CNN kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë

Nga Marjo Brakaj
11 Mars 2026, 18:54 | Politikë

Anulimi i tenderit të Porto Romanos, reagon për A2CNN kreu i

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për A2CNN pas dështimit të tenderit për ndërtimin e Porit të ri Tregtar në Porto Romano.

Unë e mbështes vendimin e qeverisë shqiptare. Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencë.”- thotë ai.

Ministri Karakaçi bëri sot me dije se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar. Kjo pasi kompania e vetme e mbetur në garë, “Archirodon” nuk paraqiti ofertë financiare deri më 9 mars që ishte edhe afati i fundit.

Vendimi për pezullimin vjen pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, pak ditë më parë adresoi një letër publike për Edi Ramën dhe titullarë të lartë qeveritarë, në lidhje me këtë tender.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë përjashtoi përfshirjen e biznesmenëve të mundshëm rus në ndërtimin e portit të ri në Porto Romano teksa pohoi gjithashtu se me gjithë zvarritjet e tenderit se Marina e Durrësit nuk do të preket nga këto zhvillime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos