Opozita nesër në protestë, Dogjani kërkon përshkallëzim:Qytetarët kanë të drejtë të hyjnë vetë në Parlament

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 20:31 | Politikë
 

Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani, deklaroi se opozita dhe qytetarët duhet të përshkallëzojnë reagimin e tyre përmes protestës, duke theksuar se nuk ka rrugë tjetër përveç presionit qytetar.

Në një intervistë për emisionin "Off the Record" të gazetarit Andrea Danglli në A2CNN, Dogjani u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të hyjnë në Parlament.

Opozitës por edhe shumicës së qytetarëve shqiptarë s’u ka ngelur gjë tjetër përveç protestës. Kam rezerva sepse nuk bëhet me flakadanë, por duhet të gjejnë mënyra dhe të dalin i madh e i vogël dhe të ushtrojë sovranitetin e vet populli. Qytetarët e kanë të drejtën të hyjnë vet në atë Parlament, kur e shohin që përfaqësuesve të tyre u pengohet ushtrimi i misionit të tyre. Kanë të drejtë ta ushtrojnë drejtpërdrejtë qytetarët sovranitetin e vet”, tha Dogjani.

Ne duhet të sakrifikojmë grevë urie, ngujim në Parlament, në shesh të rrimë atje, sepse nuk ka rrugë tjetër, nuk rrëzohet as me flakadanë, as me deklarata, duhet të dalim të gjithë atje, të bllokojmë të gjithë vendin për ta larguar këtë njeri. Nuk largohet ndryshe. Unë e di që nesër s’ia heqin imunitetin asaj”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos