Seanca për buxhetin, Berisha pas mbledhjes me grupin: Qëndresa më e fuqishme e opozitës

Nga Anesti Barjamemaj
17 Nëntor 2023, 19:17 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh këtë të premte për të tretën herë brenda javës, por sërish nuk ka bërë publik një skenar të qartë se çfarë pritet të ndodhë në seancën maratonë të së hënës ku do të diskutohet projekt buxheti për vitin 2024.

Gazment Bardhi vendosi që të mos fliste për mediat pas mbledhjes, ndryshe nga sa ka bërë zakonisht në përfundim të takimeve me deputetët.

I vetmi që dha mesazhet për aksionin e së hënës, por mbajti të fshehta detajet ishte Sali Berisha.

 “Ju lutem, ndiqni dhe do ti mësoni live të gjitha aspektet e saj”.

Foli përsëri për mbledhje klandestine, referuar komisioneve online ku kanë marrë pjesë edhe deputetët e tij.

Kreu i Rithemelimit premtoi se aksioni i së hënës do ketë një marsh më shumë.

“Deputetët e PS-së mund ta quajnë të miratuar buxhetin, pa votim fare. Se nuk kanë nevojë për votim ata, janë futur në zoom, klandestinitët. Nuk njohin ata asnjë rregull. E rëndësishme është se shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament”.

Ish-kryeministri përsëri edhe njëherë kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, duke i bërë thirrje mazhorancës që të respektojë Kushtetutën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos