
Tritan Shehu, duke folur për A2CNN, deklaroi se ngjarjet e fundit në Venezuelë kanë tmerruar “regjimin në Shqipëri”.
“Ky është një vit deçiziv dhe shumë i rëndësishëm për ndryshimet e pritshme në Shqipëri për përballjen me këtë regjim, që ka asgjësuar votën e lirë dhe ka varfëruar njerëzit. Do jetë vit dinamik dhe rezistence i opozitës”, tha Shehu.
Sipas tij, “kushtet brenda dhe jashtë Shqipërisë janë pjekur për shpërthimin e madh”.
“Ndërhyrja amerikane në Venezuelë ishte e domosdoshme. Një popull i shtypur, në një regjim të egër, e ka të vështirë të rrëzojë regjimin pa mbështetje nga jashtë. Pa dyshim, aksioni i SHBA-së është i domosdoshëm në këtë botë për ta çliruar nga narkodiktatorët. SHBA-ja konfirmohet garanci e lirive në botë. Pa dyshim, ngjarjet në Venezuelë e kanë tmerruar regjimin në Shqipëri dhe treguan që ka një gardian të madh të vlerave të demokracisë në botë, por unë jam i bindur që regjimi shqiptar do të rrëzohet nga shqiptarët”, tha Shehu. (A2 Televizion)