Pas dy muajsh përplasje në komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check up, Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë gjetur dakordësinë për të nisur me seancat dëgjimore për dëshmitarët.
Me 3 dhe 4 qershor, të parët që do të dalin para hetimorit do të jenë audituesit e KLSH dhe nisma Thurje, e cila ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për kontratën e shërbimit të sterilizimit.
Ndërsa javën e ardhshme, deputetët e komisionit do të zbresin në terren për të parë më nga afër situatën në Spitalet e Durrësit, Shkodrës, Lushnjes,Vlorës dhe në atë të Traumës.
Edhe pse ju kane mbetur ende dy muaj kohë, socialistët dhe demokratët ende nuk kanë miratuar planin e hetimit, pasi nuk gjejnë dakordësinë për shtrirjen e hetimit parlamentar që nga viti e 2009, një kërkesë kjo e mazhorancës. (A2 Televizion)