“Spiropali është zbulim i Ramës”, gazetari për konfliktet në PS: Ajo e kishte mendjen te Ukraina

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 22:00 | Politikë

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi konfliktet në Partinë Socialiste.

“Pakënaqësia e zonjës Spiropali qartazi lidhet me largimin e saj nga posti i ministres së Jashtme. Sepse zonja Spiropali, duhet theksuar, është një zbulim i zotit Rama që në vitin 2011, kur e mori nga MJAFT-i dhe e vuri në krye të FRESSH-it. Ka qenë një investim personal i tij ndër vite. Kështu që, zonja Spiropali e di shumë mirë, nëse Rama sipas saj është autoritar apo diktator, ajo e ka ditur që në fillim. Nuk ndryshoi tani Rama. Nuk di ta them çfarë ka ndodhur në raportin mes tyre, por mund të them disa pika që stononin. Shqipëria qartazi ka pasur një problematikë me Gjermaninë dhe në raste të tilla zbarkojnë diplomatët, bëjnë takime dhe tentojnë të zbusin situatën. Unë e shikoja ndërkohë zonjën Spiropali në vizitë në Ukrainë. E kam parë në takime në Greqi, asgjë e re. Ditën kur u largua nga detyra, ishte në Kosovë…”, tha Hitaj.

“Unë mendoj se nga ana e Spiropalit ka qejfmbetje, por nuk jemi ende në fazën që në PS të nisë një lëvizje për pastrim. Edhe në vitin 2012, Spiropali ishte kundër zotit Rama, pati shumë zhurmë, por kaluan dy ditë dhe përgënjeshtroi ato që kishte thënë. Kjo tregon qasjen”, shtoi gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos