Maqedonia e Veriut është sot qendra e vëmendjes për shkak se aty mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Shkupi, gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se fokusi do të jetë fondi ekonomik që BE-ja pritet t’i japë Ballkanit Perëndimor. Firmën e ka marrë nga Komisioni Evropian dhe sot pritet që të shihet se si do të ndahet kjo shifër mes këtyre vendeve.
Mirëpo, përpara se t’i marrin këto para, nga të cilat 2 mld euro grante dhe 4 mld euro të tjera kredi, shtetet do të duhet që të ndërmarrin reforma, si edhe të paraqesin projekte.
Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet krah homologut të tij në Kosovë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç, që pas sulmit në Banjskë. Ajo që i është bërë e qartë Serbisë dhe Kosovës është se nëse nuk arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk do të përfitojnë fonde nga Bashkimi Europian. (A2 Televizion)