Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar për sulmet e një dite më parë me raketa të Iranit në Izrael, duke i dënuar ashpër veprime të tilla.
Në reagim theksohet se këto ngjarje përshkallëzojnë situatën në Lindjen e Mesme, shkruan A2.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. (A2 Televizion)