PD “merr hak” ndaj mazhorancës, kallëzon në SPAK 73 deputetë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 11:11 | Politikë

PD “merr hak” ndaj mazhorancës, kallëzon në SPAK 73

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kallëzojë në Prokurorinë e Posaçme 73 deputetët socialistë të cilat sipas tij kanë konsumuar dy vepra penale.

Në dokumentin zyrtar të depozituar tashmë në SPAK shkruhet mes të tjerash se socialistët në kuvend kanë penguar ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, shkruan A2.

Kallëzimi i demokratëve vjen një ditë pasi një grup deputetësh socialistë kërkuan masa disiplinore ndaj kolegëve të tyre për incidentet e fundit në Kuvend, teksa policia bëri një padi në SPAK për 23 prej tyre, për akuzuat e kanosjes për shkak të detyrës apo shkatërrimit të pronës.

PD “merr hak” ndaj mazhorancës, kallëzon në SPAK 73

PD “merr hak” ndaj mazhorancës, kallëzon në SPAK 73 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos