Ministrja Dhuka: Opozita është bashkë me mazhorancën për integrimin, situata e ditës lihet pas

Nga A2 CNN
2 Tetor 2024, 13:11 | Politikë

Ministrja Dhuka: Opozita është bashkë me mazhorancën

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh se opozita është bashkë me mazhorancën sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Edhe pse situata është tejet e tensionuar mes dy palëve politike në vend, veçanërisht pas arrestimit të Ervin Salianjit, Dhuka theksoi se situata e ditës lihet pas kur bëhet fjalë për çështjen e integrimit, shkruan A2.

“Shqipëria mirëpret organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave, sipas vendimit të vendeve të BE. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme për anëtarësim, përfshirë këtu reformën në drejtësi dhe të tjera të lidhura me funksionimin e institucioneve. Sa i përket opozitës dhe pozitës, në Shqipëri janë bashkë sa i përket integrimit dhe Shqipëria do të progresojë për t’u bërë pjesë e BE-së, pavarësisht situatave të ditës”, tha ministrja Majlinda Dhuka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos