“Shqipëria në krah të Izraelit”, Ferit Hoxha telefonon homologun izraelit: Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, të papranueshme

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 13:01 | Politikë

“Shqipëria në krah të Izraelit”, Ferit Hoxha

“Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu”. Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X, pas telefonatës me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa'ar.

“Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit. Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë. Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë një vendim zyrtar për ta shpallur IRGC, ashtu siç është në të vërtetë: një organizatë terroriste”, shkruan ai në X.

Nw positmine tij ministri pwrmend edhe 35-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit, lishje qw sipas tij janw ndërtuaa mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë.

“Unë e vlerësoj thellësisht miqësinë e kahershme dhe lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë. Këtë vit shënohet 35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, një moment i rëndësishëm që pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e kësaj miqësie. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos