
Pas tensioneve dhe ndërprerjes së procesit të votimit, janë shtyrë për një datë tjetër zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë. Situata u krijua pasi disa simpatizantë, të cilët nuk gjetën emrat e tyre në listat e votimit, kundërshtuan procesin dhe grisën fletët e votimit, duke e bërë të pamundur vijimin normal të garës mes Irvin Bodes dhe Harito Zotos.
Pavarësisht përpjekjeve për negociim nga drejtuesit politikë, procesi nuk mundi të rifillonte. Në këto kushte, përfaqësuesit e ardhur nga Tirana për monitorim morën kutitë e votimit dhe u larguan, ndërsa pritet që kryesia të caktojë një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve. (A2 Televizion)