Shtyhet për më 29 korrik gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 16:22 | Politikë

Shtyhet për më 29 korrik gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në datën 29 korrik.

Të dy të pandehurit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa Ilir Meta u përfaqësua nga avokati i ri, Bujar Musta, pas tërheqjes së avokatit të mëparshëm, Kujtim Cakrani, shkruan A2CNN. 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos