Ideja që opozita duhet të jetë e bashkuar në një forcë të vetme është një koncept i trashëguar nga komunizmi dhe bie ndesh me parimet e pluralizmit. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Neritan Sejamini, sipas të cilit, në demokraci mund të ekzistojnë shumë parti opozitare, secila me idetë, strategjitë dhe rrugën politike.
“Ne jemi mësuar me një koncept komunist që opozita është një. Pluralizmi do të thotë që mund të ketë 1000 parti. Mund të ketë ka vende ku ke parti s'marrin shumë 10% dhe janë vende ndoshta demokratike. Ky koncepti që opozita do të bëhet bashkë është koncept komunist dhe koncept pluralist. Çdo njeri ka idenë e vetë. Çdo njeri ka alternativën e vet dhe çdo njeri mundohet t'i gjejë njerëzit e vetë. Kështu që dhe kjo gjë që opozita është e përçarë nuk është e përçarë. Partia Demokratike ka rrugën e vetë. Agron Shehaj ka rrugën e vetë. Adriatik Llapaj ka rrugën e vet. Secili luan për vota. Problemi kryesor që ne kemi me konceptin e opozitës është që ne mendojmë që opozita është vetëm Partia Demokratike”, u shpreh Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Lidhur me rastet e fundit të korrupsionit qeverisës, Sejamini theksoi se këto nuk janë çështje opozitare, por standarde morale, etike dhe profesionale që duhet të vlejnë për çdo shoqëri demokratike.
“Ti sot ke një drejtuese të agjencisë së shoqërisë së informacionit e cila është e inkriminuar, ka vajtur në zyrën e një personi i cili akuzohet se është eksponent i krimit, bën me të pazare, i thotë atij, kam hequr dhe nga njerëz nga puna për të mbrojtur nderin tënd dhe sot akoma është drejtoresha e agjencisë. Nuk është pezulluar, nuk është shkarkuar. Çfarë duhet Partia Demokratike dhe protesta që ne të gjithë të themi kjo të japë dorëheqjen që nesër i themi kryeministrit si mund të mbash ti një kriminele në krye të kësaj agjencie. Kemi një zëvendës kryeministre dhe ministre e cila po mundohet të përdor imunitetin për të mos u hetuar. Në qoftë se është e pafajshme nuk ka asnjë lloj problemi që të hetohet. Çfarë lidhje ka kjo me Partinë Demokratike, me zotin Lapaj dhe të tjerët që ne si shoqëri themi kjo nuk mund të tolerohet. Demokracia është detyrë për çdo njeri”. (A2 Televizion)