Mazhoranca shtyn seancën e së enjtes, reagon Bardhi: Kuvendi nuk është prona juaj

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 15:57 | Politikë

Mazhoranca shtyn seancën e së enjtes, reagon Bardhi: Kuvendi nuk

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. A2 CNN mëson se seanca është shtyrë për të hënën më 16 qershor, me kërkesë të mazhorancës. Shkak për këtë lëvizje është mungesa e kryeparpamentares Elisa Spiropali, e cila do te jetë të enjten në Ukrainë.

Ky vendim është shoqëruar me debate në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën, ndërsa i kujton kryeparlamentares se Kuvendi nuk është pronë e saj, raporton A2 CNN.

“Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye te shtyhet seancën nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, u shpreh Bardhi, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos