Endri Tafani, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, u shpreh se Presidenti Bajram Begaj “është jashtëzakonisht i vonuar” në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, duke shtuar se “të bën përshtypje kjo mefshtësi dhe mungesë përgjegjshmërie nga ana e Presidentit”.
“Begaj jo vetëm që duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por është jashtëzakonisht i vonuar. Jemi në një botë dinamike dhe komplekse në këto momente. Po flitet që SHBA do largohet nga NATO, kemi një luftë në Europë që po zgjat prej 5 vitesh, ke një konflikt në Lindjen e Mesme… Në gjithë këtë situatë, Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur fare. Kjo është alarmuese. Ne kemi një Këshill Sigurie që nuk i përgjigjet realitetit tashmë. Shqipëria ka qenë pjesë e sulmeve kibernetike dhe në NATO këto sulme quhen agresione. Dhe ne kemi qenë viktimë e këtyre sulmeve dhe Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur. Të bën përshtypje kjo mefshtësi dhe mungesë përgjegjshmërie nga ana e Presidentit”, tha Tafani.
“Minimumi është Presidenti i papërgjegjshëm i pari, pastaj vazhdon përgjegjësia te Kryeministri dhe organet e tjera ligjzbatuese”, shtoi Tafani. (A2 Televizion)