“Të bashkohemi në protestën e 8 majit”, Berisha sulmon Salianjin: Kryetarin e PD nuk e zgjedh dot Rama

Nga Fjorela Beleshi
25 Prill 2026, 17:07 | Politikë

Kryetari i PD Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve, edhe atyre që kanë frikë nga patronazhistët, t’i bashkohen protestës së radhës të opozitës kundër qeverisë së Edi Rama.

Nga njëra anë kërkon ta rrëzojë Edi Rama nga karrigia e Kryeministrit, por nga ana tjetër ka edhe një “hall” tjetër, pasi e paralajmëron kundërshtarin politik që të mos i fusë duart në procesin zgjedhor të PD.

Berisha thotë që gara është e hapur për çdo demokrat që kërkon të garojë përballë tij për drejtimin e PD, përveç Ervin Salianji.

Për Berishën, “tradhtia” e Ervin Salianji ndaj demokratëve peshon më shumë se sa burgosja politike.

Sipas tij, fati politik i Ervin Salianji i ngjason me një tjetër ish-bashkëpunëtor demokrat, Lulzim Basha.

Si Lulzim Basha ashtu edhe Ervin Salianji, sipas tij, kanë dëmtuar Partinë Demokratike në momente kur qeveria e Edi Rama ishte delikate për shkak të përballjes së saj me drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos