"Të edukohen mësuesit, pastaj nxënësit"- Avokati i Metës: Janë kthyer në militantë, marrin flamurin e PS dhe dalin në miting

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 22:46 | Politikë

"Të edukohen mësuesit, pastaj nxënësit"- Avokati i

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka ngritur alarmin për situatën në shkollat shqiptare, teksa tha se mësuesit janë kthyer në militantë të partisë në pushtet.

Komentet Cakrani i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku komentoi sherrin më thika mes nxënësve në një shkollë në Kamëz.

Cakrani tha se fillimisht duhet të edukohen mësuesit dhe më pas nxënësit, pasi sipas tij, në situatën që jemi kjo është e domosdoshme.

Ai vijoi më tej duke thënë se në shkolla kanë filluar të këndohen këngë komuniste dhe të vishen veshje të kohës së Partisë së Punës.

“Të edukohen mësuesit njëherë, pastaj nxënësit. Janë mesuesit militantë, marrin flamurin e partisë dhe dalin në mitting. Janë mësues që edukojnë nxënësit të veshin shami pioneri me yllin e kuq komunist të 1944-ës.

I çojnë te ai lapidari atje dhe u tregojnë histori me heronj të rremë dhe luftëra imagjinare. E kupton se për çfarë mësuesish po flasim? Këta shkollën e kanë kthyer në seksion partie. Ky është problemi i madh i kësaj historie.

Nëse ti ke mësuese rrugaç, si ajo që u zu për dashnorin në mes të rrugës, ça pret. E kupton ti ça niveli po flasim. Po flasim për mësuese që gjithë ditën bëjnë thonjtë dhe shpërndajnë ministrin dhe drejtorin në Facebook. Këta kanë shkatërruar arsimin me metoda bolshevikësh”, tha mes të tjerash avokati Cakrani.

 

 

 

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos