Bamir Topi e zbulon: Piva kafe me Fatos Nanon, grupi i PD u çuditën kur më panë atje

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 21:06 | Politikë

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, tregoi një episod në Parlament me ish-kryeministrin Fatos Nano.

“Ditën që jemi futur në ambientet e Parlamentit në vitin 2001, kur PD-ja ishte në opozitë, futem në kafenenë e Kuvendit dhe gjej atje kryeministrin Fatos Nano me mikun tim Agron Dukën, të cilët po konsumonin në kafe. Unë isha i pari nga opozita që u futa në kafe, i përshëndeta dhe zoti Nano më ftoi për kafe. U ula dhe kur kanë ardhur kolegët e mi, ju duk diçka e habitshme që unë po pija kafe me kryeministrin. Duhen ndarë gjërat. Njeriu në jetën civile, por edhe atë politike, gjen rastin për ta relaksuar situatën”, tha Bamir Topi.

“Sot ka një rënie drastike. Interesat dikur ishin interesa që lidheshin me idealin, njerëzit vinin nga karriera të konsoliduara. Unë isha njeri publik, me emër edhe në botën e sportit madje, që do të thotë që isha në atë standard që PD-ja kishte nevojë për njerëz si unë. Sot emërohen dhe bëhen të njohur vetëm kur futen në Parlament. Ndryshon në mënyrë të jashtëzakonshme profili i atyre që kanë qenë në Parlament në atë kohë nga ata që janë sot”, shtoi ish-Presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos