Ilirjana Kuçana, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, zbuloi porositë që merr nga njerëzit e saj më të dashur, kur ajo ndodhet në protestë.
“Vajza ime është gjithmonë e shqetësuar, më thotë: “Të lutem mos rri në rresht të parë”. Në celular më shkruan babai, nëna, motra, bashkëshorti… të gjithë janë të shqetësuar sepse e njohin natyrën time, që unë nuk bëj pas. Mbrëmë pata pak probleme dhe më është dashur pak kohë për të marrë veten dhe nënën time nuk e kishte zënë gjumi derisa mori vesh që isha mirë dhe u qetësua”, tregoi Kuçana.
Sipas saj, “Policia e Shtetit sa vjen e po bëhet më agresive”.
“Unë nuk jam natyrë që ankohem, që viktimizohem, por mbrëmë ka qenë e vështirë sepse ka pasur sasi shumë të mëdha gazi. Sa vjen e bëhet më agresive Policia e Shtetit, por këto momente të japin dhe më shumë forcë. Sapo marrin veten nga gazi, ata vazhdojnë në misionin e tyre”, tha Kuçanaj.
(A2 Televizion)